Published On: 27 Prill, 2017

Avokatja e Haradinajt: Ramushi i humbi 3 muaj e gjysmë të jetës së tij duke pritur vendimin

Avokatja e Ramush Haradinajt, Rachel Lindon, ka thënë se Haradinaj i ka humbur tre muaj e gjysmë të jetës duke e pritur vendimin e sotëm.

“Ai [Ramushi] humbi tre muaj e gjysmë të jetës duke pritur këtë vendim” ka thënë Lindon për Associated Press, transmeton Express.

Megjithatë, ka thënë ajo, Haradinaj është i lumtur tani që gjithçka ka marrë fund.

Gjykata në Colmar vendosi kundër ekstradimit të tij në Serbi sepse Haradinaj nuk do të përballej me gjykim të drejtë dhe balancuar nëse do të dërgohej në Serbi, shtoi ajo.

Ajo shtoi se nuk është e qartë nëse ai do të qëndrojë në Francë.

Palët në këtë rast i kanë pesë ditë për t’u ankuar ndaj vendimit./Express/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...