Published On: 7 Nëntor, 2016

Avni Dehari me disa vargje drithëruese dhe prekëse për djalin e tij, Astritin!

Avni Dehari, babi i Astritit, i cili vdiq para dy ditësh në qendrën e Paraburgimit në Prizren, ia ka kushtuar disa vargje drithëruese, birit të tij, raporton Gazeta Blic.

Në këto vargje, Avniu kujton edhe djalin tjetër, Arbnorin i cili kishte vdekur kohë më parë.

Në vazhdim Gazeta Blic ua sjell të plotë vargjet e Avni Deharit:

PSE TË VRANË O ASTRIT DEHARI!?

U hap lajmi si rrufe
Lajm ugur po për atdhe,
E torturuen pastaj e vranë
Astrit Deharin djal bujar.

Atje n´burg mbyllun me dry
Korba t´zi ia kan msy,
U thanë lulet, e thanë barin
Kur e vranë Astrit Deharin.

Drini Bardhë e ndal valërimin
Prizerenit ia vranë gzimin,
Kur u vra Astriti djal
Po ja qojnë Arbnorit n´varr.

O Astrit djal i Arbnisë
Djal besnik i Dardanisë,
Tanë shoqnia po lotojnë
Dhe familjen ta ngushllojnë.

Ti ngushllojnë babe e nanë
Ta ngushllojnë nusen e re,
Tash Arbnorin merre ngryk
Se u flijove për atdhe.

O Astrit ti lul` bajraku
Pa Ty hije ma ska konaku,
Mundi yt nuk ka shkue kot
Hero i vërtetë për jetë e mot!

Avni Dehari

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...