Published On: 18 Maj, 2017

Avni Abazi, të zgjohen votuesit e fjetur mos ta pranojnë gjunjëzimin

Aktori dhe producenti Avni Abazi bën thirrje që të zgjohen votuesit ‘e fjetur’ në Kosovë dhe të vendoset për fatin e vendit.

Ai në postimin në Facebook shkruan:

Partitë politike e bënë të veten…

Na mbetet neve ta bëjmë tonën…

Në zgjedhje deri tani kanë dal rreth 40 % të votuesve (duke llogarit edhe ata të diasporës), e 30-40% të votuesve të Kosovës kanë fjetur (60 % me gjithë ata të diasporës), kanë fjetur sepse partitë politike kanë punuar për militantët dhe kanë premtuar për shtresën e varfër, e të cilët verbërisht ju kanë besuar këtyre premtimeve… Këta votues të fjetur janë shtresa e mesme e Kosovës. Janë realisht shtresa ma me dinjitet në Kosovë. Çuditërisht kjo shtresë nuk ka qenë hiq aktive as në shoqërinë civile sepse edhe aty ka pas hile.

Unë i njohë kosovarët për të cilët ka folur Fan Noli, e të cilëve nuk u besoj, dhe ju frikësua diktatura e Enver Hoxhës. Janë kjo shtresë që bënë demonstratat në ‘68-ën, në ’81-ën, në vitin 1990, për të luftuar në ’99-ën. Janë kjo shtresë që lanë Amerikën dhe Australinë me të mbaruar lufta në Kosovë, për të cilët raportuan BBC e CNN për kthimin e tyre duke lënë çdo gjë mbrapa. Janë kjo shtresë që rindërtuan çdo shtëpi pas luftës pa u gjunjëzuar përballë politikës. Besoj që kësaj radhe dhe në këto zgjedhje kjo shtresë do të zgjohet dhe të votojnë ata që besojnë që janë më të mirët.

Rrnoftë shtresa e mesme e Kosovës.

E kush ta fitoj për hair i qoftë”.

 

Shkumbin Istrefi: Ajo parti që i bën pensionet 70% të rrogës së deputetit, ajo mendon për Kosovën

 Fotografia e Shkumbin Istrefi

Aktori i njohur Shkumbin Istrefi ka një zgjidhje të thjesht për votuesit, që  ta dallojnë se nëse një parti i do ata dhe Kosovën.

Ai këtë e shpjegon në reagimin e tij në Facebook:

“Për shkak të shëndetit publik, kish me qenë mirë, prej krejt partive me u bo dy koalicione parazgjedhore, me lista me njerëz të mirë, të shkolluar, atdhetarë, etj. etj. edhe me hy në zgjedhje. Kështu, besoj që për krejt është ma mirë edhe ma lehtë.
E programe të mira, realiste, është mirë me pas.

P.S. Ajo parti që e kupton që pensionet duhet të jenë 70% e rrogës së deputetit, ajo mendon për Kosovën. Dikush thotë shuuuumë?!? Atëherë ulini rrogat e deputetëve në atë nivel sa 70%-shi i tyre me qenë tamam:).
Nëse nuk ju ruhet dinjiteti pensionerëve, atyre që kanë kontribu për këtë vend tërë jetën e vet, atëherë, jemi tu e menaxhu shtetin me politikën – sot për sot”.
Fotografia e Edi Kastrati

Ed Kastrati: Politikën lërjani politikanëve

Ndërsa, aktori tjetër ka një mesazh për votuesit. Sipas tij, politika duhet tu lihet politikanëve, dhe çdo kush të merret me profesionin e tij:

“Pse nuka ua lini politikanëve politiken, e me u marrë secili njeri me punët ose profesionet e veta? Edhe s’ju kishim jap aq vëmendje edhe kishim me qenë më të suksesshëm në profesionet tona edhe s’kish me na dhimtë lukthi. Krejt çka mujm me bë është me votu me 11 qershor edhe me 12 e tutje me vazhdu jetën, ose ose ose najkush që me të vërtetë i shkon politika le të futet në politikë bre, po valla le të futet në politikë, e mos të jep ide e mendime prej kauçit. Pa t’keqe por kërkon veç se shumë bre po ju japim rëndësi politikanëve edhe ata po e keqkuptojnë pozicionin e vet edhe po mundohen me qëndru në vëmendje.

Shnet e n’gzime”. SHQIPTARI.eu

 

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...