Published On: 2 Gusht, 2017

Avioni i ardhshëm presidencial në SHBA vjen nga një avio-kompani Ruse

  • Në Dhjetorin e vitit të kaluar, presidenti i zgjedhur asokohe Donald Trump, kishte shkruar në Twitter se kostoja për avionin e ri presidencial ishte shumë e lartë, duke kërcënuar në anulimin e porosisë.

Pas kësaj, Departamenti i Mbrojtjes së SHBA kishte filluar të studioj mundësitë për të ulur koston për aeroplanët transportues të presidentit. Pas disa kërkimeve, duket se ishte gjetur zgjidhja falë dy avionëve Boeing 747-8 të një avio kompanie Ruse të falimentuar.

Një raport nga Defense One tregon se U.S. Air Force është duke finalizuar kontratën me Boeing për të blerë dy avionë 747-8 të cilët më herët ishin pronë e avio kompanisë Transaero në Rusi, transmeton Express. Kjo ishte avio kompani e dytë në Rusi, por si pasojë e problemeve financiare në vitin 2015 ajo kishte shpallur falimentimin dhe shumica e aseteve të saj ishin blerë nga avio kompania më e madhe në Rusi, Aeroflot.

Por këto dy porosi të avionëve 747-8 kishin mbetur tek Boeing të cilët i kishin transferuar në aeroportin Victorville në mes të shkretëtirës Mojave në Kaliforni. Magazinimi i avionëve në këtë aeroport bëhet për shkak të kushteve të përshtatshme atmosferike për të ruajtur avionët nga korrozioni.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...