Published On: 2 Gusht, 2017

Avdullah Hoti shef i Grupit parlamentar të LDK-së

  • Të enjten pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të votohet edhe kryetari i Kuvendit.

Mirëpo, jo të gjitha grupet parlamentare kanë vendosur se kush do të jenë shefat e deputetëve.

Gjatë ditës së djeshme në mbledhjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës është marrë vendim që shef i GP të jetë kandidati për kryeministër nga kjo parti, deputeti Avdullah Hoti.

Ndërsa, në Vetëvendosje deputetëve sërish pritet t’u prijë Glauk Konjufca.
“Është propozuar Glauk Konjufca. Emri i tij do të propozohet para Këshillit të Përgjithshëm, ku edh do të votohet”, ka thënë për Indeksonline zëdhënësi i kësaj partie, Shkodran Hoti.

Ndërkohë, sipas burimeve të Indeksonline, Partia Demokratike e Kosovës pritet ta ketë po të njëjtin shef të Grupit Parlamentar që kishte në legjislaturën e kaluar, Zenun Pajaziti.

Nisma për Kosovën tashmë ka vendosur për shef të Grupit Parlamentar, të jetë Bilall Sherifi.

E, në Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ende nuk kanë vendosur se kush do të jetë shef i Grupit Parlamentar. Të paktën kështu është shprehur për Indeksonline, zëdhënësi i AAK-së Muharrem Nitaj.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...