Published On: 14 Qershor, 2017

Avdullah Hoti po del të jetë goxha i pasur (Dokument)

Ministri i Financave në detyrë, Avduallah Hoti, ka deklaruar pasurinë e tij nga tri funksionet që kryen, pasurinë e paluajtshme dhe luajtshme.

Avduallah Hoti sipas këtyre të dhënave ka dy banesa të cilat kapin shifrën e mijëra eurove secila prej tyre, shkruan Indeksonline.

Njëra nga banesat e cila thuhet se është blerë me mjete nga kredia, kursime, hua nga familja dhe mjete vetanake ka vlerën 68 mijë euro.

Ndërsa, banesa e dytë e blerë me mjete vetanke në vitin 2015 ka vlerën 90 mijë euro.

Nga pasuria e paluajtshme që përfshihet vetura, Hoti ka veturë Opel Vetra e cila është blerë me mjete vetanake sipas raportit dhe që ka kushtuar 5 mijë e 800 euro, shkruan Indeksonline.

Nga paga e tij si ligjërues në Universitetin e Prishtinës ka pagën me shumën 11.881.82 mijë euro. Në Kolegjin Dardania ka 8 mijë euro e 100 dhe nga paga në Ministrinë e Financave paguhet me 21 mijë euro (21.012.33).

Përveç këtyre pasurive, Hoti ka para të gatshme të mbajtura në institucione financiare.
Në NLB Bank, Hoti ka deklaruar se ka 19.948.57 euro. Në Raiffeisen Bank ka të deklaruar 4 mijë e 292 euro. Ndërsa, në tri banka tjera Hoti ka të deklaruar pasuri të bashkëshortes dhe dy fëmijëve.

Në llogari të bashkëshortes ka 21.3 E, ndërsa të fëmijëve ka mbi 900 euro.

Ndërsa, në këtë raport, thuhet se ka edhe detyrime financiare, si huazim i përkohshme e vëllait. Këto mjetë janë deklaruar për blerje të truallit dhe ka vlerën 24 mijë euro, shkruan Indeksonline.

Nga të Hyrat vjetore, që janë deklaruar është qiraja e banesës që kushton 3 mijë euro. Honorar për mentorimin e një studenti në studime të doktoraturës në Maqedoni që ka shumën mbi 1 mijë euro, dhe honorar si autor në fjalorin enciklopedik, me 110.70./Indeksonline

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...