Published On: 29 Maj, 2017

Autoritetet ishin paralajmëruar pesë herë, masakra e Mançesterit mund të parandalohej

Agjensia britanike e Inteligjencës, MI5-ta, do të nisë një hetim për mënyrën se janë trajtuar paralajmërimet e publikut, se kamikazi i Mançesterit, Salman Abedi, ishte një kërcënim terrorist .

Zyrtarët  kanë pranuar se shërbimi i sigurisë do të shqyrtojë se çfarë supozimesh janë bërë rreth 22-vjeçarit përpara sulmit të së hënës së kaluar.

Mediat britanike kanë zbuluar se shërbimet ishin paralajëmëruar  për pikëpamjet e tij ekstremiste plot pesë herë.

Agjencia për luftën kundër terrorizmit është duke u përballur me një sërë kritikash, pasi është zbuluar se Salman Abedi u kishte thënë miqve të tij se “nuk ka asgjë të keqe të jesh kamikaz”, deklaratë kjo që ishte raportuar përmes linjës telefonike tek agjencia qeveritare kundër terrorizmit.

Burime për “The Telegraph” kanë bërë të ditur se autoritetet ishin paralajmëruar të paktën pesë herë, për Abedin gjatë pesë viteve të fundit.

Autoritetet gjithashtu ishin në dijeni se babai i Abedi ishte i lidhur me grupe të njohura radikale islamike në Libi, si dhe faktin që Abedi kishte lidhje me disa xhihadistë në Britani që janë të afërt me organizatën terroriste Shteti Islamik.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...