Published On: 18 Maj, 2017

Autopsia, ja pse vdiq Blerta Pepa

Vdekja e Blerta Pepës, pas një ndërhyrjeje të thjeshtë në një nga spitalet private të Tiranës vazhdon të hetohet. Tre mjekët që asistuan në operacionin e saj po procedohen nga policia, ndërsa ekspertët kanë bërë ekspertizën mjekoligjore për 16-vjeçaren.

Autopsia ka nxjerrë shkakun e vdekjes së gjimnazistes, që duket se është e njëjtë me atë që deklaruan mjekën e spitalit “Continental”.
Sipas ekspertizës, shkaku i vdekjes së Blerta Pepës ka qenë hipertermia malinje, një komplikacion i shfaqur gjatë operacionit. Më tej, ekspertiza ka zbuluar se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale është përdorur edhe ilaçi “Dantrolen”, i pretenduar se ka munguar gjatë operacionit.

Pavarësisht përdorimit të këtij ilaçi, artistja e re nuk ka mundur t’i mbijetojë komplikacionit shëndetësor, duke ndërruar jetë pak orë pas operacionit.
Rosen Center
16-vjeçarja u nda nga jeta një ditë më parë, ndërsa për humbjen e saj u trondit i gjithë opinioni publik. Gjimnazistja e “Çajupit” njihej si një artiste e re, me ambicie për tu bërë këngëtare në të ardhmen. Rreth tre vjet më parë, Blertën e kishim parë të shfaqte talentin në skenën e “Gjeniut të Vogël”.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...