Shqipëria

Atmosfera në PD pas fitores së Bashës, e mundi Selamin dhe në degën e tij

Lulzim Basha u rikonfirmua në krye të Partisë Demokratike, pas numërimit të 73 kutive, 53931 vota ishin për Bashën, ndërsa 5136 për Selamin, ku kreu i ri siguroi 48795 vota më shumë.

Nga të dhënat e Komisionit të operacioneve elektorale, bëhet me dije se Basha ka fituar në të gjitha njësitë, madje edhe në Njësinë 2 në Tiranë, e cila është dega e zotit Selami, ku Basha mori 551 vota, ndërsa Selami 44 vota.

Sipas të dhënave, Basha ka siguruar 20 mijë vota më shumë sesa në vitin 2013, duke rikonfirmuar kështu bindshëm pozicionin pas zërave kritikë brenda demokratëve.

Në orët e para të mëngjesit në selinë e PD mbizotëron heshtja duke qenë që edhe numëruesit janë larguar edhe kryetari i komisionit Jemin Gjana ka shpallur rezultatin për dy kandidatët.

Ende nuk ka një njoftim se kur do dalë me një deklaratë për mediat kandidati fitues Lulzim Basha, por ajo që dihet është se zoti Selami do të ketë një prononcim për mediat në oren 12.00 nga selia blu.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *