Published On: 21 Prill, 2017

Atletico ka arsye të frikësohet nga Reali, Ronaldo u ka shënuar 18 gola (Video)

Atletico Madridi do të luajë me Real Madridin e Cristiano Ronaldos.

Ronaldo një prej viktimave të tij të preferuara e ka skuadrën e Diego Simeones.

Me 18 gola në derbi, për 25 ndeshje, CR7 do të kërkojë ta shtojë këtë efikasitet, ndërsa në 25 ndeshja portugezi ka fituar 14 herë ndaj Atletico Madridit.

Cristiano Ronaldo kulmin e arriti në San Siro, ku shënoi nga pika e bardhë duke i dhënë trofeun skuadrës së tij.

Asokohe shënoi Ramos dhe barazoi Carrasco. Në goditjet e penalltive, pas 120 minutash lojë, Ronaldo edhe pse çalonte i dha kupën e 11 kampionëve të Realit.

Në vitin 2014, në Lisbonë ishte ndryshe.

Me barazimin e sekondave të fundit nga Ramos e dërgoi ndeshjen në vazhdime që u fitua nga Los Blancos 4-1.

Këtë sezon, në kampionat janë luajtur dy derbi mes ekipeve të Madridit.

Këtë sezon në dy ndeshje Ronaldo kundër Atleticos ka shënuar tri gola. Të tri golat i ka shënuar në Vincente Calderon.

Atletico dhe Simeone u frikësohen këtyre shifrave. /Telegrafi/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...