Published On: 20 Tetor, 2016

ATK: Rritet numri i raportimeve nga qytetaret, për lajmërimin parregullsive tatimore

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se është rritur numri i qytetarëve të Kosovës që raportojnë ëpr parregullsitë tatimore.

Nëpërmes një komunikate për media ATK bën të ditur se qytetarët në vazhdimësi janë duke bashkëpunuar me ATK-në, në mënyrë që të kapen rastet të cilat krijon shmangie tatimore, korrupsion dhe keqpërdorim të detyrave zyrtare nga ana e punëtorëve të ATK-së.

“Vetëm gjatë periudhës nëntëmujore të këtij viti, përmes linjës online dhe kutisë së vërejtjeve janë raportuar 598 informacione për parregullsi tatimore, ku për të cilat janë gjobitur 298 biznese.

Sigurisht një bashkëpunim si ky ka dhënë efektet e tij edhe në rritjen e të hyrave, rritjen e numrit të bizneseve të fiskalizuara, monitorim më efikas të veprimtarive të lojërave të fatit, etj”, thuhet në komunikatë.

Sipas ATK kjo është vlerësuar edhe në raportimet e organizatave ndërkombëtare, ku së fundi UNDP ka publikuar raportin i cili ka të bëj me shkallën e korrupsionit në institucione, në të cilin përfshihet edhe Administrata Tatimore e Kosovës, ku perceptimi i prezantuar është në shkallen 18,2 përqind ose rreth 7 përqind më pak

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...