Published On: 16 Korrik, 2017

Athue kah po shkojmë si shoqëri…???

Shkruan: Imer Berisha
Zgjedhjet nacionale të 11 qershorit në Kosovë dhanë një rezultat që të vë para një dileme të madhe se a ka nevojë për një analizë psyko-sociale të shoqërisë kosovare? Unë nuk jam askushi të vlerësoi së a ka vendos sovrani si duhet apo jo? Ama kam te drejtë të jap mendimin tim personal pasi që çdo ngjarje apo lëvizje që ndodhë në Kosovë me preokupon thëllsisht. Nga zgjedhjet jam përmbajt në mënyrë stoike të mos bëj as ndonjë status me përmbajte politike e as të komentoi shumë në statuset ku politika është temë. Bile bile për me mujt të jem me i gjet dhe ta largoj sadopak fiqirin tim nga ky konglemetar ngjarjesh i kam hjek programet në gjuhën shqipe nga pakoja e programeve televizive që shqoi çdo ditë. Sot s’po muj rri e mos ti shkruajë keta pak rreshta! Nuk e kem ndërmend ta përmendni ansnjë emër të përveçëm, por vetëm të shpreh indinjatën time se deri ku ka shkue banaliteti i akuzave në mes të atyre që sovrani j’ua ka dhënë besimin kinse të jenë përfaqësues të tyre në organin më të lart ligjdhënës – Parlamentin e Kosovës! Është vertetë tmerruese se çfarë fjalori idiotesk është përdor keto 2-3 ditët e fundit në mes ketyre përfaqësuesve kinse të sovranit me akuza dhe kundër akuza aqë të poshtra sa që të vjen me vjell kuri lexon. Mue nuk do më bënin përshtypje keta njerz po të ishte në pyetje fyerja e qytetarëve të rëndomt (edhe pse aspak nuk e preferoi një mënyrë të tillë të komunikimit në mes njerzëve në ketë kohë). Por kur me bie në mend se keta persona janë votue dhe ate dikush më shumicë e dikush ndoshta me pak –dhe kanë marr mandatin që të ulën në parlamentin e Kosovës vërtetë ndihëm tmerrësisht keq. Ndihëm keq jo së keta persona kanë ndonjë vlerë për mue përsonalisht. Thjesht keta për mue janë bërllogu i Kosovës. Ndihem keq se frikohem se mu keta persona janë pasqyra e vertetë e shoqërisë në Kosovë. Athue edhe si shoqëri kemi devalvue deri në ketë mas sa të votojmë persona që jo që se kanë vendin në organin përfaqësues por që vertetë të vjen me vjell veq surratin me ua pa dikund në rrugë. Athue si ndihën ata që kanë votue ketë kategori flliqnakësh keto ditë kur përcjellin dhe lexojnë mënyrën e komunikimit në mes idolëve të tyre? Dhasht zoti e të mos është kështu. Por frikën se ne si shoqëri po shkojmë drejt humnerës s’mund të ma heq askush!

 

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...