Published On: 27 Nëntor, 2016
Bota |

Athina përjashton një zgjidhje për Qipron pa tërheqjen e trupave turke

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias rikonfirmoi sot se një zgjidhje për Qipron ishte e kushtëzuar nga tërheqja e trupave turke të vendosura në ishull, drejtuesit e të cilës po përpiqen të rinisin dialogun në kuadër të ribashkimit.

“Çdo marrëveshje për t’i dhënë fund ndarjes së ishullit duhet të përfshijë një klauzolë që parashikon largimin e trupave turke”, theksoi ministri për radion greke Alpha.

Ai nënvizoi se Athina nuk kërkonte një tërheqje të menjëhershme, por në një kohë të përshtatshme. Ai kujtoi se tërheqja e trupave sovjetike gjatë ribashkimit gjerman kishte marrë katër vjet.

Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades dhe drejtuesi qiprioto-turk, Mustafa Akinci kërkojnë aktualisht fillimin e dialogut pas dështimit të tyre për të arritur një marrëveshje gjatë 10 ditëve negociatash në Zvicër nën drejtimin e OKB-së.

“Greqia nuk ndërhyn në këto negociata ndërkomunitare, që janë bllokuar veçanërisht për shkak të ndarjes territoriale mes dy entiteve”, theksoi Kotzias.

Por ajo ka zë në kapitullin për çështjen e sigurisë së ishullit nga fakti i regjimit në fuqi që prej pavarësisë së saj duke i dhënë një të drejtë për ndërhyrje tre fuqive garante, Britanisë së Madhe si ish-fuqi koloniale, Greqisë dhe Turqisë.

Sipas Kotzias, Londra është dakord me Greqinë përsa i përket nevojës për t’i dhënë fund regjimit të garantëve, gjykuar anakronikë nga Athina.

Për t’i hapur rrugën për një zgjidhje në lidhje me këtë kapitull, që duhet të marrë një marrëveshje shumëpalëshe, kryeministri grek, Aleksis Cipras propozoi këtë javë një takim me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...