Published On: 14 Qershor, 2017

Atentatorit të Vllasit i zgjatet paraburgimi

Dy të dyshuarit lidhur me sulmin ndaj avokatit, Azem Vllasi, Murat Jashari dhe Avni Llumnica do të qëndrojnë edhe dy muaj në paraburgim.

Gjykata Themelore e Prishtinës me vendimin e datës 13 qershor 2017 ka vendosur që Jasharit dhe Llumnicës t’ua vazhdojë paraburgimin deri më 13 korrik 2017.

Avokati i Llumnicës, Naim Rudari, për kallxo.com tha se qysh nesër do të parashtrojë ankesë ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Murat Jashari dhe Avni Llumnica dyshohen për atentatin ndaj avokatit Azem Vllasi më 13 mars të këtij viti.

Vllasi ishte plagosur me armë zjarri në këtë sulm.

Në muajin maj ishin arrestuar edhe katër persona tjerë të dyshuar për pjesëmarrje në organizatën “Syri i Popullit” që mori përgjegjësinë për sulmin ndaj Vllasit.

Dyve prej tyre më pas iu caktua paraburgimi.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...