Kronike

Atentati në Tiranë, i plagosuri mundohet t’ia hedhë policëve në spital për identitetin

Një atentat me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”.

Policia thotë se kur ka shkuar në vendngjarje pas raportimit në sallën operative nga dëshmitarët e ngjarjes, ka gjetur një shtetas të shtrirë dhe të gjakosur i cili u transportua në spitalin “Ushtarak”, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

I plagosuri u identifikua si Edison Delia 26 vjeç.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë.

“Panorama”, raporton se i plagosuri, kur është pyetur në spital nga oficerët e policisë gjyqësore, ka dhënë emër të rremë.

Por më pas ai është identifikuar nga karta e identitetit që i është gjetur në xhep.

Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Tramuës, teksa pritet që orët në vijim të zbardhin edhe më shumë detaje për motivin e këtij atentati.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *