Published On: 26 Janar, 2016

Ata që i kanë duart me gjak të flasin. Kush e vrau Kushtrimin? Kush e tradhtoi Sokolin?

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Hysni Shaqiri deklaroi  sonte në TV21 se, shqiptarët në Maqedoni po përjetojnë momente të rënda dhe të vështira. Ai ka akuzuar regjimin aktual për vrasjen dhe burgosjen e ish-luftëtarëve të luftës së vitit 2001.

Shaqiri theksoi se është tronditës fakti që më shumë ushtarë janë vrarë pas luftës se sa gjatë luftës për lirinë e shqiptarëve në Maqedoni, transmeton agjencia e lajmeve INA.

“Brigada 113 “Ismet Jashari”, e cila ishte bartëse e luftës së UCK-së pothuajse e tëra është ekzekutuar pas luftës nga regjimi maqedonas. Harun Aliu u ekzekutua me katër shokë, disa u ekzekutuan në Brodec, disa vdiqën në burgjet maqedonase.  Dikush duhet të jap përgjegjësi për këtë, të zbardhen këto vrasje dhe procese të montuara. Ata që I kanë duart më gjak duhet zbulohen para gjithë opinionit”, deklaroi Shaqiri.

Shaqiri tha se, gjenerali kryesor i luftës së vitit 2001, komandant Sokoli,  bashkëpunëtor i afërt i Ahmetit sot gjendet në burg.

“Si ndodhi kjo! Kush e montoi? Dikush duhet të dalë dhe të flasë para opinionit. Ne shqiptarët në Maqedoni sot nuk jemi të sigurt në këtë shtet, fëmijët tanë nuk janë të sigurte. Në çdo moment njësitet speciale mund të bastisin shtëpitë tona”, u shpreh ai.(INA)

 

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...