Published On: 24 Gusht, 2017

Ashpërsohet gjuha ndërmjet LDK-së e Vetëvendosjes: Përdorën dhunë për të ardhur në pushtet

Shefi i koalicionit LAA Avdullah Hoti e ka sulmuar Lëvizjen Vetëvendosje për dhunën që këta të fundit e kanë përdorur në Kuvend. Madje ka theksuar se ky subjekt politik ka bërë përpjekje të paprecedenta për të ardhur në pushtet.

Deklaratat e Hotit për të sulmuar Vetëvendosjen vijnë pasi Albin Kurti kritikoi sot në Kuvend kryetarin e LDK-së Isa Mustafën.

Në një konferencë për media, Hoti foli edhe për seancën e sotme. Sipas tij, seanca të tilla nuk duhen përsëritur më.

“Është për keqardhje që foltorja është shndërruar në arenë përplasjeje në mes Kurtit dhe Veselit. Tash PAN dhe VV po e shfrytëzojnë prapë Kuvendin për hilet e tyre politike.

Ju e dini që VV ka shkuar shumë larg me metodat e tyre ne Kuvend duke përdorur metoda të dhunshme. Keni parë përpjekje të paprecedent të VV-së për me ardh në pushtet.

Për PDK-në dhe kryetarin e saj Kadri Veselin, Hoti tha se “vazhduan me havazin e vjetër duke folur për luftën e UÇK-së”.

Kandidati për kryeministër i LAA-së tha se Vetëvendosje për një kohë të gjatë e ka sulmuar PDK-në e tash, sipas tij, VV është shndërruar në një version edhe më të keq se PDK-ja.

“Ne si LDK jemi të vendosur që të mos lëshojmë rrugë për ata që vijnë në pushtet përmes dhunës, e shantazheve. Qytetarët duhet të jenë të sigurt se Qeveria që mund të formohet nga LDK mund t’i ofrojë vendit një Qeveri normale, që sigurojnë një qeveri evropiane. Ne vija të kuqe kemi vetëm për PDK’në.

Hoti ka shtuar se ata nuk do të marrin më pjesë në seanca deri sa të qartësohet situata.”/Express/

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...