Published On: 29 Maj, 2017

Asetet e sistemit financiar të Kosovës arritën në 5.39 miliardë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se vlera e përgjithshme e aseteve të sistemit financiar të Kosovës në vitin 2016 arriti në 5.39 miliardë euro, që përkon me një rritje vjetore prej 10.0 për qind.

“Rritja e aseteve te sektorit bankar dhe atij pensional mbeten kontribuuesit kryesor në rritjen e përgjithshme të aseteve të sistemit financiar në vend, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.

Sipas këtij raporti gjatë vitit 2016, asetet e sektorit bankar shënuan rritje vjetore prej 7.4 për qind, duke arritur në 3.64 miliardë euro.

“Zgjerimi i portofolios së kredive ishte kontribuuesi më i madh në rritjen e aseteve të sektorit bankar. Ky zgjerim reflekton rritjen e vazhdueshme të depozitave të sektorit bankar si burimi kryesor i financimit të aktivitetit kreditues në vend”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.

KËTU mund të shikoni raportin e plotë të BQK-së për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.

Image

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...