Published On: 23 Tetor, 2016

Arsim Bajrami e “kap” Universitetin e Pejës, e emëron kryetar të Këshillit Drejtues, këshilltarin e tij politik (DOKUMENT)

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologhjisë, Arsim Bajrami ka shkelur Ligjin për Arsim të Lartë, kur ka vendosur që në krye të Këshillit Drejtues të Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”, ta emëroj këshilltarin e tij të lartë politik, Zenun Halili.

Burime të Gazetës Blic Brenda MASHT-it, kanë theksuar se me këtë veprim, i pari i Arsimit në vend, ka shkelur Ligjin për Arsim të lartë dhe statutin  e UHZ-së.

Sipas këtyre burimeve, ministri Bajrami ka shkelur nenin 18, pikën e 4, ku thuhet se “të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues shërbejnë në cilësi individuale në Këshill, e jo si delegatë apo përfaqëusues të një interesi të veçantë grupor”.
Zenun Halili, përpos pozitës së këshilltarit të lartë, dhe kryetarit të Këshillit Drejtues në Universitetin e Pejës, është edhe profesor në Fakultetin Filozofik, gjegjësisht në Departamentin e Shkencave Politike dhe Administratës Publike.

Këtu e gjeni nenin e 18 të Ligjit për Arsimin e Lartë, të cilin dyshohet se e ka shkelur Arsim Bajrami:

untitled

 

Pos Zenun Halilit, këta janë anëtarët tjerë të Këshillit Drejtues:

pejee

Zenun Halili, i cili u emërua kryetar i KD-së, është këshilltari i parë i Arsim Bajramit:

untitled

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...