Published On: 19 Maj, 2017

Arrestohet Rahim sekseri, me dengjet e parave (Video)

Sekseri Rrahim Hashimi, i cili kërkonte para nga drejtuesit e Qendrës për Avokim dhe Diplomaci, që t’ua mbyllte rastin në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është arrestuar. Kështu thonë për Gazetën Blic, burime brenda Policisë së Kosovës. Sipas këtyre burimeve, Hashimi është arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme.

Arrestimi i tij ka ardhur pas raportimit të “Koha Ditore”, e cila e ka publikuar edhe një video ku ky sekser merrte para nga drejtuesit e Qendrës për Avokim dhe Diplomaci që t’ua mbyllte rastin. Sipas këtij mediumi, edhe njëri nga drejtuesit e Policisë, Emin Beqiri ishte në dijeni se sekseri, në emër të Policisë se Kosovës, po u kërkonte para personave në fazën preliminare të mbledhjes se informatave. Madje i kishte porositur edhe të veprojnë siç u thoshte Rrahim Hashimi, i cili sapo kishte nisur mbledhjen e informatave, u kishte kërkuar para. Ndryshe, Prokuroria kishte nisur vitin e kaluar një hetim për disa zyrtarë të Qendrës për Avokim dhe Diplomaci (QAD) nën dyshimin se kanë krijuar skema piramidale, nëpërmjet të cilave kanë mashtruar fermerë të shumtë. “Le ta zbulojë prokuroria nëse kam të bëjë unë diçka me këtë rast”, ka thënë për ‘Kohën Ditore’ vet Emin Beqiri.

Kjo është videoja ku sekseri merrte para nga familjarët e drejtuesve të QAD-it:

it:

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...