Bota Lajmi Levizes

Arrestohet postieri rus, pranon të ketë qenë administrator i lojës vdekjeprurës “Balena e Kaltër”(Foto)

Një postier rus është akuzuar se kryen rolin e “administratorit” të lojës së frikshme “Balena e Kaltër”, lojë kjo online që çon në vetëvrasje.

Rusi Ilya Sidorov, 26 vjeç, raportohet të ketë pranuar se ka krijuar lojën që raportohet të ketë inkurajuar të rinj e të reja të marrin pjesë në disa sfida të rrezikshme, të cilat përfundonin me vetëvrasjen e tyre.

Policia raportohet të ketë marrë në pyetje Sidorovin për pretendimet se ai ka udhëzuar një 13 vjeçare që të hedhet nën tren. Vajza është shtruar në spital.

Thuhet se Sidorov më parë e kishte detyruar vajzën që të skiconte “Balenën e Kaltër” në krahun e saj që i ka shkaktuar asaj lëndime.

Arrestohet postieri rus, pranon të ketë qenë administrator i lojës vdekjeprurës “Balena e Kaltër”

Më tej thuhet se kur ai është marrë në pyetje nga policia ka pranuar se “administron” lojën.

“I dyshuari ka sqaruar se është administrator i të ashtuquajturit grup vetëvrasës që kishte 32 pjesëtarë, që të gjithë nën moshë madhore”, ka thënë zëdhënësja e policisë.

“Ai u caktonte atyre detyra që kishin për qëllim lëndimin e tyre ndërsa qëllimi përfundimtar ishte vetëvrasja e tyre”.

Sidorov përballet me akuza të lidhura me nxitjen e vdekjes së një vajze të re.

Sipas New York Times, atij i janë konfiskuar disa telefona, një kompjuter dhe disa SIM kartela si dëshmi.

Edhe një person tjetër, Philipp Budeikin, 21 vjeç, është ndaluar nga policia dhe është akuzuar për nxitjen e një 16 vjeçareje për të kryer vetëvrasje.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *