Published On: 30 Prill, 2017

Arrestohet një spiun zviceran në Gjermani

  • Një shtetas zviceran është arrestuar në Frankfurt, nën dyshimin për spiunim.

Prokurorët federal në Gjermani kanë thënë se i arrestuar dyshohet se punon për një shërbim inteligjent të një qeverie të huaj që nga fillimi i vitit 2012, transmeton Express.

Raportohet se ai mund të kenë spiunuar rreth hetimeve tatimore gjermane.

Autoritetet tatimore në Gjermani mund të kenë blerë në mënyrë kontroverse CD të informatave nga informatorët në bankat zvicerane në tentim për t’i kapur banorët gjermanë me llogari bankare zvicerane.

Kjo çështje ka shkaktuar fërkime mes qeverive në Gjermani dhe Zvicër. Autoritetet në shtetet federale të Gjermanisë i kanë arsyetuar pagesat e majme duke thënë se informatat e marra mund të çojnë drejt rikthimit të shumave të mëdha të parave në tatime të papaguara.

Por, Zvicra mendon se t’i paguash njerëzit për të vjedhur informata nga bankat zvicerane është gabim.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...