Published On: 30 Prill, 2017

Arrestohet një anëtar i VV’së pse kishte rrokullisur kamionët e EULEX’it

Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin Flamur Arifaj në Aeroportin e Prishtinës, teksa po nisej për një vizitë private në Itali, bën të ditur Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media.

“Aktivisti Arifaj është ndalur dhe arrestuar për shkak të aksionit të rrotullimit të xhipave, i vitit 2009, për të cilin rast Policia ka arrestuar disa herë aktivistët tanë, përfshirë edhe vetë aktivistin Flamur Arifaj”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Vetëvendosje më tutje thotë se me arrestimet e tilla, Policia po dëshmon se është vetëm instrument i pushtetit që ka kapur të gjitha institucionet.

“Në vend që aktiviteti i saj të jetë për të vendosur rend e ligj në vend, ajo shpesh shkel vetë ligjet, për të përmbushur porositë e klanit kriminal “Pronto”. Duke mos luftuar strukturat paralele që cenojnë shtetësinë e Kosovës çdo ditë, e duke u marrë me raste të aktivistëve tanë – të para disa viteve – që lidhen me aksione simbolike në mbrojtje të Republikës, po vërtetohet se Policia drejtohet nga një skemë e njerëzve që janë vegla të mafiozëve të pushtetit”, thotë VV.

Vetëvendsje kërkon që aktivisti Flamur Arifaj të lirohet menjëherë dhe të marrë fund përndjekja e aktivistëve të Vetëvendosjes, ndërsa thekson se “asgjë nuk do ta ndalë asnjëherë angazhimin tonë për ta çliruar shtetin nga kapësit dhe për të vendosur drejtësi, rend e ligj”.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...