Published On: 17 Mars, 2016

Arrestohet aktivisti i VV-së, Alket Zeqiri

  • Në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Alket Zeqiri, ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje.

“Policia e Kosovës vazhdon të përdoret nga ky pushtet kriminal për ta shtypur Lëvizjen VETËVENDOSJE! ashtu që të ketë hapësirë të mjaftueshme për t’i realizuar interesat e Serbisë në Kosovë. Aktivisti Alket Zeqiri u arrestua në shtëpinë e tij në Fushë Kosovë, me ç’rast edhe iu bastis shtëpia, duke i terrorizuar kështu familjarët e aktivistit”.

“I bëjmë thirrje këtij pushteti që të heq dorë nga këto veprime të pista e të padrejta, si përndjekjet ndaj opozitës dhe deportimet e shtetasve shqiptarë, të heq dorë nga marrëveshjet e 25 dhe 26 gushtit si dhe sa më parë të shpallen zgjedhjet e reja. Vetëm në këtë mënyrë, mund të kthehet normaliteti në Kosovë. Nëse nuk ndodh një gjë e tillë, situata do të tensionohet edhe më shumë”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...