Published On: 27 Nëntor, 2016

Arrestohen 2 përgjegjës të firmës ndërtuese, nuk morën masat për “gropën e vdekjes” në Vlorë

Dy punonjës të firmës që kishte marrë përsipër punimet në shëtitoren e qytetit të Vlorës “Lungomare” janë ndaluar nga policia në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmjen e së shtunës dhe që i mori jetën një 18-vjeçari.

Sipas policisë, e cila ka bashkëpunuar me prokurorinë e Vlorës, janë ndaluar: Ilirjan Tahmazi përgjegjës i sigurimit teknik të firmës “Xh&M” si dhe inxhinieri zbatues i projektit, Tomorr Cena.

“Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, Policia ka bërë ndalimin e tyre, si autorët e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes si dhe për zbulimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme”, – thuhet në një njoftim zyrtar të policisë së Vlorës. /Gazeta Express/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...