Published On: 19 Maj, 2017

Arrat dhe bajamet luftojnë sëmundjen e kancerit

  • Arrat dhe bajamet janë shumë të shëndetshme për organizmin e njeriut, ato luftojnë kancerin, njëra ndër sëmundjet më të përhapura në këtë kohë.

Arrat  janë të mbushura me antioksidantë që luftojnë kundër kancerit (molekula të cilat ndihmojnë shërimin nga sëmundjet e trupit dhe që mbrojnë qelizat nga dëmtimi) dhe janë të ngarkuar me minerale esenciale të tilla si bakër, zink, hekur, magnez (të cilët ndihmojnë në mbrojtjen kundër humbjes së kujtesës dhe problemet me prostatën) dhe mangan, që është i nevojshme për organet që të funksionojnë në mënyrë efektive. Arrat, lajthit, kikirikët dhe stika janë dhe një burim jashtëzakonisht i mirë i vitaminave E dhe B, dhe përmbajnë acide yndyrore (të cilat kontrollojnë nivelet e hormoneve të stresit të tilla si adrenalina).

Ndërsa arra janë yndyrore, ato kryesisht përmbajnë yndyra të ‘mira’ të cilat mund në të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe pakësimin e shanseve nga goditjet kardiake.

Çdo arrë ka avantazhet e veta, disa arra kanë shumë vitamina.

Sioned Quirke i Shoqatës Dietike Britanike, rekomandon arra, lajthi, bajame, stika, kikirikë në mënyrë të përzierë për të marrë gamën e plotë të përfitimeve shëndetësore.

Ajo shtoi dhe se duhen konsumuar ato arra, bajame, stika, kikirika që janë direkt nga natyra dhe jo ato në paketime ku janë pjekur dhe kriposur nga kompani te ndryshme pasi vlerat e tyre ushqyese nuk do të jenë më njësoj me ato të natyrës.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...