Published On: 18 Nëntor, 2016

Arbëreshët të brengosur për rrezikun e zhdukjes së gjuhës së arbrit

  • Nuk mësohet më në shkolla – Gjuha arbëreshe drejt zhdukjes, apeli për autoritetet shqiptare: Bëni për ne!

Flasin me gjuhën e Skënderbeut dhe e kanë ruajtur kulturën me çdo formë e mjet.

Martino: Teatri është instrumenti më i rëndësishëm për të ruajtur sa më gjatë gjuhën tonë, gjuhën e Skëndërbeut.

Por sot gjuha e arbëreshëve është e rrezikuar. Lucia Martino, Presidente e Shoqatës “Vorea” evidenton shqetësimin, pasi thekson se gjuha nuk mësohet në shkolla dhe flitet shumë pak nga të rinjtë.

Martino: Kam dy mbesa, nuk folin arbërisht, pasi nuk e mësojn ëmë në shkollë. Është e rëndësishme të bëjnë shkollë pasi vetëm kështu mund të kenë kontakt me gjuhën, pasi vetëm kështu unë them se mund të mos e harrojmë gjuhën dhe kulturën tonë.

“Bëni për ne”, është apeli direkt për autoritetet shqiptare për të evituar këtë rrezik.

Martino: Ne e ruajtëm për 500 vjet, tani ju bëni për ne.

Shqipëria për arbëreshët është e bukura, ku kthehen me mall, por sot sfidat janë të forta ndaj edhe kërkohet forcimi i bashkëpunimit në mënyrë që lidhja speciale të qëndrojë e forte.

Martino: Vetëm kështu mund të bëhemi bashkë dhe të ruajmë më shumë kulturën arbëreshe që është e juaja.

Gjuha dhe liturgjia sipas Martinos, kanë ndikuar në ruajtjen e kulturës arbëreshe, ndërsa evidenton çfarë kanë arbëreshët që shqiptarët e kanë humbur?

Martino: Ne kemi ca pjata që nuk nuk i keni më, kostumet. Gjuha arbëreshe është kopja origjinale, në shqip është fotokopja.

Muzikaliteti i gjuhës arbëreshe, gërshetuar me këngën dhe vallet tradicionale të përcjella brez pas brezi vjen në Tiranë si Odisea e gjatë e një populli që kthehet përsëri në tokën mëmë.OraNews

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...