Published On: 10 Janar, 2017

Arben Gashi: Ramushi duhet të jetë më i kujdesshëm

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar se vetë Ramush Haradinaj duhet të jetë më i kujdesshëm kur tenton të lëvizë jashtë Kosovës duke ditur se ka fletëarrest aktiv ndaj tij.

Lideri i AAK-së është ndaluar që disa ditë nga Franca me një fletëarrest të lëshuar nga Serbia më 2004 për krime lufte në Kosovë, ndërsa Gashi thotë se Haradinaj dhe institucionet e shtetit duhet të jenë më të kujdesshme në lëvizjet jashtë vendit.

“Meqenëse Haradinaj ka një fletëarrest ndërkombëtar aktiv ndaj tij duhet të jetë më i kujdesshëm që të jetë i garantuar që mund të kalojë diku dhe të mos përballet me situata të tilla. Edhe institucionet duhet të jenë më kreative për këso raste që të jetë në dispozicion të qytetarëve”, ka thënë Gashi në Interaktiv të KTV-së.

Ai thotë se çështja e parë me të cilën duhet të merret vendi është anulimi i këtyre fletëarresteve, ndërsa si hap i dytë është kujdesi i vetë Haradinajt dhe i institucioneve.

“Haradinaj duhet të marrë masa më shumë për veten se institucionet e Kosovës. Haradinaj duhet të njoftojë institucionet e institucionet të njoftojnë vendet e tjera”, ka shtuar ai.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...