Debate Lajmi Levizes

Arbana Xharra: “Vetëvendosje” me metodat e KGB-së

  • Arbana Xharra nga PDK ka vazhduar debatin e njohur për të gjithë në mes të asaj dhe zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Këta të fundit i kanë bërë publike disa mesazhe private të Xharrës ku ajo ofron ndihmë një personi të zhgënjyer me VV, që ai ta shkruajë një letër për këtë.

E gjithë këto Xharra i ka vlerësuar si metoda të shërbimit rus. Ajo tutje ka thënë se asnjëherë s’ka hezituar të tregojë çka medon për ish-liderin e kësaj lëvizje, Albin Kurtin.

Gjeni pa ndërhyrje publikimin e Xharrës:

“Vetëvendosje” me metodat e KGB-së (shërbimi sekret famëkeq rus), ka provu të më kompromentojë. I ka përdorë aktivistët e vet, duke e cenu privacinë time. Mesazhet e publikuara nuk dallojnë nga qëndrimi im në publik.

Unë në mesazhe private, por edhe publikisht ju kam tregu çfarë mendoj për Albin Kurtin.
Me këto metoda po bëni autogola, duke e dëshmu qe ju jeni Sherbim Sekret i Shantazheve.
Për mungesë dëshmish ndaj meje për ndonjë aferë korruptive, e shumta që po bëni po jau “bastisni”, telefonat aktivistëve tuaj. Kot. Mesazhe kemi secili prej nesh. Madje, kam edhe mesazhe të tjera me miq të mi që sot janë në VV, në pozita të larta. Veprim i ulët nxjerrja e mesazheve private në publik. Megjithatë, duke synu “dekonspirimin” tim, dekonspiruat shërbimin tuaj!

Gjeni më poshtë mesazhet private të Xharrës të publikuara nga zëdhënësi për media i Vetëvendosjes, Shkodran Hoti:

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *