Published On: 18 Maj, 2017

Arbana Xharra: Lumir ti kutërbon!

Lumir Abdixhiku i cili sot ka aderuar në LDK, para disa ditësh kishte kritikuar Arbana Xharrën e cila kishte aderuar në PDK.

Lidhur me aderimin e Abdixhikut, Xharra ka shkruar gjerë e gjatë një kundër-reagim. Ajo e ka quajtur të pacipë, të paskrupullt dhe hipokrit, transmeton Indeksonline.

Madje, Xharra ia ka përmendur atij shtëpitë që siç duket i posedon disa (sipas Xharrës), si dhe për tenderat e KEK-ut.

Lexoni të plotë reagimin e Arabnës:

Lumir, me paske sulmuar si zyrtar i LDK’se – turp per ty

Kur vendosa qe te behem pjese e PDK’se, sigurisht isha e vetedijeshme qe jo cdo kush do te ishte i kenaqur me vendimin tim. Puna ime si gazetare, shkrimet e mia per 17 vjet, kane krijuar opinione te ndryshme te njerezit e ndryshem. Pa dyshim qe secili prej tyre ka pase pritje te ndryshme per mua. Prandaj, diten kur e bera publik qendrimin qe po i bashkohet PDK’se, filloi nje stuhi e fuqishme ne rrejte sociale. Deri diku isha e pergatitur per nje gje te tille, per arsyet qe i permenda me lart. Por isha plotesisht e vetedijshme qe ne asnje rast, askush, nuk do te mund te thote qe Arbana Xharra e beri kete veprim per te perfituar materialisht, ose qe ne te kaluaren kishte perfituar materialisht. E shumta qe do te mund te akuzohesha, ishte se po beja gabim, e assesi ndonje shkelje te ligjit, ose qe e kisha ne mendje ndonje qellim per te shkelur ligjin.

Pra, po prisja reagime – edhe pse jo ne ato permasa cfare ndodhen. Mirepo nuk po prisja qe fushata denigruese te udhehiqej prej njerezve, prej atyre qe i konsideroja miq, prej atyre qe me kishin ardhur dhe u kisha shkuar ne shtepi, si bie fjala Lumir Abdixhiku.

Shkrimet e Lumirit ishin fleterrufe qe me shtangen. Gjuha e perdorur prej tij ishte gjuha e nje hakmarresi primitiv. Kjo behej edhe me djallezore, kur dihej qe ai kete po e bente nga pozita e perfaqesuesit te shoqerise civile. Lumiri po me gozhdonte, po nxiste ne dhune kunder meje, duke moralizuar se qysh akti qe une po e beja, futja ne politike, qenka njeri prej krimeve me te renda ne historine e njerezimit. Sigurisht qe nje gje e tille shitej mire nje opinion, sepse po vinte prej nje njeriu te paster dhe me pedigre te larte. Prej nje njeriu te panjolle. E gelltita me dhimbje te madhe. Kjo fushate kulmoi me nje rrahje brutale.

Tash disa fjale per djalin e panjolle, per ujin e bekuar, per profesorin e Riinvestit, ish mikun tim dhe te familjes, antarin me te ri te LDK’se, Lumirin.

Pra, Lumir, abuzove nga pozita e nje personi te rekrutuar nga nje parti politike, per te me goditur nga shoqeria civile, per te nderruar pozicionin tend vetem disa dite me vone.

U bere pjese e LDK’se, pjese e ekipit te Isa Mustafes, qe deri dje ishte pjese e “klanit pronto”, qe deri dje i koordinonte te gjitha veprimet me “shefin e ShIK’ut”, me “shefin e nentokes”.

A eshte e mundur qe je kaq i pacipe dhe kaq i paskrupullt?

A eshte e mundur qe je edhe kaq naiv, sa te mendosh qe ti nuk kuterbon?

A eshte e mundur qe ti i gozhdon njerezit, ne menyre qe pas disa ditesh te perfitosh brutalisht nga keto goditje?

Ti Lumir, e kemi pare edhe rastin e javeve te fundit, je rasti me eklatant i perzierjes se fushave, ne mes te biznesit dhe politikes. Ti ishe ne politike, edhe kur ishe ne biznes, e ishe ne biznes edhe kur ishe ne politike.

Mos te flasim pastaj – se paku jo per momentin – per milionat e familjes me tenderat e KEK’ut. Mos te flasim pastaj per shtepite tua gjithandej.

Hipokrit, kaq per momentin!

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...