Published On: 28 Gusht, 2017

Apple e ka gati iPhone 8

  • Apple e ka në plan që ta mbajë ngjarjen vjetore për lansimin e iPhone të ri më 12 shtator, raporton Wall Street Journal.

Ftesat zyrtare për këtë ngjarje nuk janë dërguar ende. Apple pritet të lansojë tri modele të reja të iPhone në ngjarjen e shtatorit.

Një nga modelet e reja thuhet se ka ekranin e gjeneratës së re OLED, që mbulon pothuajse gjithë pjesën e përparme të celularit, transmeton Gazeta Express.

Ka shumë spekulime se sa shtrenjtë mund të kushtojë ky celular, me New York Times që thotë se çmimi do të jetë rreth 1,000 dollarë.

Apple do të lansojë gjithashtu edhe dy modele të tjera që janë të ngjashëm me iPhone 7 dhe 7 Plus.

Se si do të mund të duket iPhone 8, e keni një shembull më poshtë bazuar në spekulimet rreth veçorive të tij.

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...