Published On: 29 Maj, 2017

Apo lihet pasdore mërgata jonë shqiptare?!!!

Hamdi Ndrecaj-PANTERI

Lënia pasdore e mërgatës shqiptare të Kosovës është turpi më i madh i pushtetit, kur kihet parasysh fakti, që kjo mërgatë gjithmonë gjatë tërë periudhave nga më të veshtirat i përketë popullit, ishte shtylla më e fortë  e bërjes së shtetit të Kosovës, dhe po ashtu, kjo mërgatë  ishte, edhe sot mbetet promotor i mirëqenies për qytetarët e Kosovës dhe ndërtimit të Kosovës.

E tani lind pyetja vetvetiu:

-A thua, vallë, Kosova nuk paska nevojë më për mërgatën, e cila e ndau gjithmonë kafshtën e gojës me popullin dhe atdheun?!

Ja, miqtë e mi, kjo është hipokrizia e këtij pushteti, sa injiorant, po aq i paturpshëm……. Ja, si i trajton mërgimtarët, prej të cilëve i voli tëgjitha të mirat, qoftë materiale, por edhe njerëzore… Sa e sa luftëtarë tëlirisë, kur u dha kushtrimi për luftë të armatosur, e lanë mërgimin dhe erdhën për ta mbrojtur këtë truall të shenjtë dhe të shtrenjtë, që shumë syresh edhe e lanë me gjak!

E sot, kjo mërgatë, që është vlerë jona kombëtare, paturpësisht nga pushtetaxhinjtë tanë mjeranë dhe qyqarë, është e përjashtuar dhe e anashkaluar. Kjo nuk i ka përfaqësuesit e vet në pralament dhe në qeveri.

Pse anashkalohet mërgata? Mos, vallë po i shkon dikujte për shtati një gjë e tillë?!!!

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...