Published On: 11 Gusht, 2017

APEL GAZETARËVE

Shkruan: Fadil Maloku

  1. Gazetarë (të mirëfilltë!): Për të mirën e Kosovës, është koha të ikni, nga skllavërimi dhe poshtërimi i “bossave, mediatiko-politikë”!
  2. Logjika e PRIVIMIT të shumicës së komunitetit Tuaj, nga: – MUNDËSIA, e lidhjes së kontratave të punës, ku Ju trajtojnë si “skllevër” digjital; – DALJA, e istikameve militante klanore; – E DREJTA, e zhvillimit të mendimit kreativ e profesional; – GUXIMI, i të gjykuarit (sipas të gjeturave hulumtuese) të pavarur dhe kritik; – ZBULIMI, i shumë skandaleve politike, aferave korruptive, vrasjeve të dyshimta të pasluftës (rasti E. Maloku, Xh.Mustafa, etj.); – NDRIÇIMI, i procesit masakrues të privatizimit; – SHANTAZHIMI, dhe kërcënimi i “bossave” mediatiko-politik, etj…;
  3. JUVE, si bartës, transmetues, dhe artikulues të të vërtetave (jo)publike, JU SHNDRRON, pa asnjë dilemë, në: – POLTRON, (dhe rast!) të paprecedent e të përhershëm sociopolitik; – KONFORMIST, të hipnotizuar ndaj proceseve dhe zhvillimeve të ndjeshme, nëpër të cilave po kalon sot Kosova; – ARGAT, të dezinformimeve të qëllimshme ndaj detyrimeve shtetndërtuese; – SEKSER naivë, në pavarësinë e munguar vendimmarrëse; – ARTIKULUES të deformuar, në demokratizimin e vendit; – HIPOKRIT, improvizues dhe, pa dyshim, MILITANT klanorë e partiakë, të partive politike.

 

(P.S. Ushtrojeni, profesionin Tuaj me nderë dhe ndërgjegje të plotë, si gjithë kolegët Tuaj në botën e civilizuar! Ngase, nuk Jeni duke jetuar më në “gjeografinë” e komunikimit stalinist, por, në atë të Steve Jobs-it!? SUKSESE, në misionin Tuaj fisnik!)

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...