Published On: 27 Tetor, 2016

Anton Quni, po të mundja do ti zëvendësoja në burg disa ditë bashkëluftëtarët e Drenicës

Deputeti i LDK-së, Anton Quni tha se lufta e UÇK-së nuk ka marrë trajtimin e duhur as politik, historik, madje as në drejtësi.

Sipas tij, varësisht nga politikat ditore është përdorur edhe lufta dhe vlerat e UÇK=së, përcjellë Gazeta Express.

“Shpesh dëgjojmë vlerësime se luftta e UÇK’së ishte e shenjtë. Pajtohem edhe unë. Por, nëse luftëtarët akuzohen për krime atëherë për çfarë lufte të shenjtë flasim”, tha ai ndër tjera, duke kritikuar për akuzat që bëhen mes vete, mes ish pjesëtarëve të UÇK-së.

“Për këtë situatë nuk mund ta akuzojmë askënd tjetër, veç vetes”, tha tutje deputeti Quni.

“Nëse ne akuzojmë, atëherë pse duhet të presim që të tjerët, ndërkombëtarët, të na trajtojnë ndryshe”, shtoi ai.

Anton Quni, tutje, duke folur për dënimin e bashkëluftëtarëve të tij, në rastet ‘Drenica 1 e 2’, tha se po të mundte do ti zëvendësonte në burg disa ditë, të dënuarit.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...