Published On: 31 Maj, 2017

Anton Quni e fillon fushatën nga Kosharja, me amanetin e heronjve të luftës!

 

Fotografia e Anton Quni

Në ditën e parë të fushatës zgjedhore ushtaraku Anton Quni, heroi i Koshares ka zgjedhur të nderojë miqtë e tij të luftës, heronjtë e lavdishëm të Kosovës. Quni përkujton dy miqtë, të cilët nuk arritën ta përjetojnë lirinë, duke flijuar jetën për të sotmen dhe të ardhmen tonë.

“Sot në Koshare, kujtojmë fjalet, buzëqeshjet, shtrëngimin e duarve, shikimet, lotët, ëndrrat dhe dëshirat.. Kujtojmë heroizmin e Xhemajl Fetahajt dhe Milazim Shalës. Lavdi!”, shkruan Quni në fb.

Quni kishte treguar rezutat të jashtëzakonshëm zgjedhor, duke dalur i katërti në zgjedhjet e shkuara edhe pse ishte radhitur ngjashëm si tani.

Por, kësaj here e radhitën më keq, pavarësisht rezultatit të kaluar dhe rritjes së jashtëzakonshme të popullaritetit, sepse Quni nuk e votoi koalicionin me PDK-në, nuk e votoi Kadri Veselin kryetar Kuvendi, nuk e votoi Hashim Thaçin president dhe premtoi se nuk do ta votonte demarkacionin.

Anton Quni pritet të shënojë  fitore të jashëtzakonshme votash, pavarësisht që pjesërisht pengohet nga koalicioni dhe votat do të jenë të shpërndara  më shumë se sa në zgjedhjet e kauara kur LDK-ja garonte vetëm. SHQIPTARI.eu

Fotografia e Anton Quni

 

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. fery says:

    Anton Quni eshte nji dhe nuke eshte as si Rambo qe i la 88 njerez ne dugagjin dhe ja mbathi per Maqedoni , por s eshte as si Rexhep Qosja qe u bo tebdil ne grua plake me gjyslyke te trasha , shami ne koke dhe veshur qitjan e xharre doli ne Bllace te Maqedonise , dhe drejte ne villen e Enver Hoxhes ne Tirane por , s eshte as si Adem Demaqi qe serbet i quan vllezer ( sepse paguhet per ti quajtur vllezer )
    Anton Quni eshte nji dhe Anton Quni do te jete deputeti me i votuar i zgjedhjeve te 11.qershorit pikrisht pse kurre nuk nderroi qendrim , shkjaun e kqyri vetem nepermes tytit te pushrks…!

    Përgjigjiuni
    Pelqej(25) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...