Published On: 23 Tetor, 2016

Ankohet Pornostarja: Donald Trump më “kapi” me forcë…

Një grua ka akuzuar publikisht kandidatin presidencial, Donald Trump për veprime të papërshtatshme seksuale, duke pretenduar se republikani e prekur dhe puthur me forcë një dekadë më parë, gjatë një turneu golfi në Nevada.

Xhesika Drake është gruaja e 11-të që akuzon kandidatin presidencial, Donald Trump , për veprime seksuale të padëshiruara që prej publikimit të një videoje të 2005-ës në të cilën mandati i Nju Jorkut mburrej se gratë  e lejonin ti preke nga të donte.

Drake, një interpretuese në filmat porno , deklaroi në një konferencë shtypi në Los Angeles të shtunën se Trump i kishte kërkuar numrin e  telefonit dhe e kishte ftuar në suitën e tij natën ata u takuan në 2006-ën. Ajo kishte pranuar dhe kishte sjellë me vete edhe dy gra të tjera për ta shoqëruar.

Xhesika tha se, nuk ndjehej rehat te shkonte vetëm në suitën e republikanit, shkruan “CNN”.

“Ai mori secili prej nesh fort, duke e përqafuar dhe madje puthi secilin prej nesh pa na kërkuar leje”  ka thënë pornostarja, që po përfaqësohet  nga Gloria Ollred, avokate e të drejtave të grave që ka përfaqësuar edhe femra të tjera të dhunuara seksualisht.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...