Published On: 25 Prill, 2017

Anëtari i Komisionit për demarkacion pa diplomë të shkollës së mesme!?

  • Kamer Jonuzaj ka gati 18 vjet që punon në Policinë e Kosovës.

Kusht për pranim në këtë institucion ka qenë që kandidatët të kenë të përfunduar shkollën e mesme, shkruan sot Koha Ditore.

Ai është jurist me profesion, por vërtetësia e diplomës së shkollës së mesme po i kontestohet nga kolegët e tij policë. Jonuzaj, i cili është edhe anëtar i Komisionit shtetëror për demarkimin e kufirit, nuk e ka të protokolluar përfundimin e shkollës së mesme.

Protokollimi i diplomës së tij është bërë pasi Policia e Kosovës kishte nisur hetimin e rastit.

Libri i shkollës, ku është protokolluar diploma dallon me të dhëna. Kopjen para dhe pas ndërhyrjes e ka Policia e Kosovës.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...