Published On: 30 Prill, 2017

Analiza e re e gjakut zbulon kancerin 1 vit para rishfaqjes

  • Një analizë e re gjaku mund të tregojë nëse kanceri rikthehet një vit para se ai të shfaqet në grafi apo skanime.Shkencëtarët besojnë se kjo rrit shanset e mbijetesës dhe gjetjen e tumorit më herët.

Testi u bë për kancerin e mushkërive, por ekspertët besojnë se ky përparim do të aplikohet në të gjitha tipet. Ata kanë marr mostra nga tumoret e hequra gjatë operacioneve dhe kanë analizuar AND-në e dëmtuar. Analizat e gjakut u bënë çdo tre muaj pas ndërhyrjes për të parë nëse grupet e qelizave rishfaqeshin. Tumori mendohet të ketë një vëllim prej 0.3 mm kub kur i kap testi.

Ekspertët thonë se kanceri në mushkëri rikthehet në gjysmën e të gjithë pacientëve. Analiza e re ka paralajmëruar 13 pacientë për një përsëritje. Një projekt i dytë tregon se tumoret me një AND “kaotike” kanë tendencën të rikthehen dhe të fshihen nga sistemi imunitar.

Ata shpresojnë se kjo do të ndihmojë në zhvillimin e ilaçeve të reja. Cancer Research UK thotë se studimi është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...