Published On: 8 Korrik, 2017

Analistët e quajnë të mundshëm koalicionin në mes të VV’së dhe LDK’së

  • Përfaqësuesit e lëvizjes “Vetëvendosje” dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) tashmë kanë nisur zyrtarisht takimet mes vete, pas thirrjeve të vazhdueshme për bashkëpunim

Kryetari i LVV-së, Visar Ymeri, bashkë me kandidatin për kryeministër nga ky subjekt, Albin Kurti, zhvilluan një takim këtë të enjte me të parin e LDK-së, Isa Mustafa, si dhe me nënkryetarin e kësaj partie, Lutfi Haziri. Kështu bënë të ditur përfaqësuesit e “Vetëvendosjes”, të cilët thanë se takimet do të vazhdojnë edhe më tutje, shkruan sot, gazeta Zeri.

Ata me këtë rast njoftuan se të enjten është diskutuar mbi zhvillimet e fundit dhe situatën politike. Sipas tyre, është i nevojshëm një bashkëpunim mes LVV-së dhe Lidhjes Demokratike pasi që PDK-ja duhet të ngelet në opozitë.

Kurse përfaqësuesit e LDK-së nuk kanë dashur të japin detaje rreth takimit, megjithëse kanë thënë se e mbështesin një takim të tillë.

Nga ana tjetër, njohësit e çështjeve politike kanë vlerësuar se diskutimet e takimet mes LVV-së e LDK-së janë të qëlluara dhe se një koalicion mes këtyre dy subjekteve do të ishte mëse i mirëpritur.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...