Published On: 25 Prill, 2017

Amir Marashi, gjinekologu i rimodelimit të pjesës më intime tek femrat (VIDEO +16)

Amir Marashi ka lindur në Teheran por që jeton në New York prej kohësh dhe njihet në mbarë botën si “rimodeluesi i vaginës”.

Deri më sot, Amiri, ka realizuar me mijëra operacione tek gratë dhe vajzat që duan ta rimodelojnë pjesën më intime në trupin e tyre. Çdo vit, mesatarisht thuhet se ai ka kryer në mes të 80 dhe 100 operacione të tilla.

Bëhet e ditur se numri i grave, të prira për të bërë operacione të tilla është në rritje. Gjatë vitit 2013, shkruajnë mediat e huaja, në SHBA, operacione të tilla kryen pesëmijë gra, por në vitin 2015 numri pothuajse kishte shkuar në rreth nëntëmijë.

Pacientet e gjinekologut të famshëm janë nga e gjithë bota. Disa prej tyre janë rrëfyer për të famshmen “The Sun”, duke treguar se pas kësaj ndërhyrjeje sekrete estetike, jeta e tyre seksuale ka ndryshuar aq shumë, sa madje kanë arritur të rikthejnë burrat apo të dashurit pas ndarjes. Amir Marashi është “dora magjike”, një nga mjekët më të mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ekspertëve për kirurgji plastike vaginale.

Për Marashin kanë shkruar mediat dhe gazetat më prestigjioze që nga Amerika dhe deri tek shtetet Europiane, kjo për faktin se fama e tij erdhi më shumë prej klienteve të tij të para. Të cilësuara si “pasaniket e dëshpëruara”, këto gra ishin të parat që hynë në duart e Amirit për ndërhyrje estetike intime.

Por çfarë është kjo tendencë? I pyetur nga revista “Story” rreth kësaj tendence, ai u shpreh se bëhet fjalë për një modë të fundit, që përkthehet në shumë fluks pune për të. Kështu numri i grave që bëjnë operacione të tilla është gjithmonë dhe në rritje. Gjatë vitit 2013 u realizuan 5 mijë ndërhyrje të tilla, ndërsa në dy vitet e fundit numri ka arritur në 10 mijë në vit. Arsyet që i shtyjnë vajzat apo gratë mbi 35 vjeçe për të bërë një ndërhyrje të tillë sipas mjekut është fakti se nuk janë të kënaqura me madhësinë, formën dhe ngjyrën e vaginës së tyre. Sipas tij, një grup i grave që kërkojnë kirurgji të vaginës, janë ato që kanë bërë dy ose më shumë lindje, dhe ato që dyshojnë se vagina e tyre humbet formën dhe elasticitetin me kalimin e viteve, apo për shkak të marrëdhënieve të shpeshta seksuale.

Video e postuar nga Amiri teksa bën një ndërhyrje të tillë:

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...