Published On: 22 Prill, 2017

Amerika do ti vë sanksione Maqedonisë, nëse nuk e formon qeverin e re

Uashingtoni i lëshon Maqedonisë një tjetër apel të qartë: autoritetet të formojnë pa vonesë qeverinë e re, në të kundërtën do të ketë sanksione, ashtu siç është paralajmëruar dhe më parë.

Qytetarët i kanë zgjedhur përfaqësuesit e Parlamentit në dhjetor dhe ekziston një shumicë e qartë parlamentare, e cila pret të krijojë ekzekutivin, deklaroi zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit. SHBA i inkurajon liderët maqedonas të bëjnë gjithçka është e mundur për formimin e qeverisë pa vonesa të mëtejshme, në mënyrë që vendi të mund të vazhdojë me reformat e nevojshme për t’u bërë anëtar i plotë i familjes euro-atlantike.

“Politikanët, të cilët përpiqen që të bllokojnë formimin e qeverisë, e zhvlerësojnë sundimin e ligjit, proceset demokratike dhe stabilitetin në Maqedoni dhe në rajon”, vlerëson Departamenti i Shtetit. Reagimi i Departamentit mbi krizën politike në Shkup si dhe apeli i drejtpërdrejtë i tij për fundin e zvarritjes së formimit të ekzekutivit, jep shpresë, sipas analistëve vendas, se gjërat do të lëvizin drejt zhbllokimit të ngërçit politik.

Pozicionet e partive janë aq të palëkundura, argumentojnë ata, sa vështirë se do të ndryshojë diçka pa një ndërhyrje të fuqishme të Amerikës dhe Bashkimit Europian. “Deutsche Ëelle” citon ish-ambasadorin maqedonas në NATO, Nano Ruzhin, të theksojë se porosia e DASH-it në thelb përmban sanksione individuale ndaj aktorëve politikë në Maqedoni, të cilat, sipas tij, do t’i mbështesin edhe shtete tjera të BE-së.

“Departamenti Amerikan i Shtetit shpreh qartë qëndrimin se politikanët të cilët bllokojnë formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit mund të ndëshkohen me sanksione individuale. Është ky apel që duhet t’i vërë në lëvizje politikanët vendorë”, shprehet Ruzhin.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...