Published On: 3 Gusht, 2017

Ambasadorja gjermane: Turp për Kuvendin!

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, ka komentuar ecurinë e seancës konstituive të Kuvendit.

Ajo ka thënë për KTV-në se është ndjerë e turpëruar me atë çfarë ndodhi në Kuvend.

Kur është pyetur se çka mendon për seancën ajo shkurt ka thënë “turp”.

Në seancën e sotme konstituive koalicioni PAN kërkoi dy orë pauzë që të dilte me emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit, dhe ky propozim u hodh në votim. Në votim u ndanë votat 60 pro e 60 kundër, ndërsa PAN-i vazhdonte të refuzonte të jepte emrin e kandidatit. Me këtë rast kryesuesi, Adem Mikullovci, e mbylli seancën, ndërsa tash ka thirrur grupet parlamentare për vazhdim të saj me fillim prej orës 15:00.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...