Published On: 22 Prill, 2017

Ambasadori francez: Ndalimi i Haradinajt i bazuar në akuzat e reja të Serbisë

Ambasadori i Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert, ka thënë se Ramush Haradinaj po mbahet ende në Francë dhe po gjykohet atje, jo për akuzat në të cilat ishte shpallur i pafajshëm nga drejtësia ndërkombëtare, por për disa akuza të reja të ardhura nga Serbia.

Chabert ka dhënë këtë deklaratë, pasi ka mbajtur një ligjëratë në “Kolegjin AAB” në Prishtinë me temën, “Diplomacia Publike Franceze”.

“Fletëarrestet e lëshuara nga Serbia, Francës i duhet t’i shqyrtojë, pasi kemi të bëjmë me akuza të reja dhe jo akuzat për të cilat tashmë Haradinaj veç ishte përgjigjur dhe ka rezultuar i pafajshëm”, tha ambasadori Chabert, transmeton Klan Kosova.
Diplomati francez foli lidhur me diplomacinë në Francë se si funksionon, për përgjegjësitë që kanë institucionet si dhe për Kosovën dhe mbështetjen që Franca i ka dhënë.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...