Published On: 22 Prill, 2017

Ambasadori francez e bën përrallë Francën, Mali i Zi i ka pranuar një milion refugjatë gjatë luftës (Video)

Çfarë diplomatëshë janë duke dërguar vendet perëndimore në Kosovë? Tashmë nuk është sekret se si duket, disa prej tyre vijnë këtu për të bërë praktikën elementare diplomatike, prandaj nuk ka rëndësi nëse gënjejnë apo edhe mashtrojnë, me rëndësi është që ti bindin shqiptarët të heqin dorë edhe nga territori i tyre edhe nga identiteti i tyre shqiptarë, prandaj, gjithmonë ju referohen si kosovar, dhe asnjëherë si shqiptarë.

Merreni me mend se çka përrallisur ambasadori francez  z.Didier Chabert në ligjëratën para studentëve të universitetit privat AAB. Duke dashur ti prek zemrat e shqiptarëve, që këta t’ia falin 1 % territor Malit të Zi, e ka lëshuar një gënjeshtër të padëgjuar, se gjatë luftës Mali i Zi ka mirëpritur një milion shqiptarë.

“…Unë mendoj se Mali i Zi është vend mik i Kosovës, i cili ka pranuar rreth 1 milion kosovarë gjatë luftës. Prandaj konsideroj se nuk duhet të ketë vështirësi për demarkacionin e kufirit me një shtet mik, siç është Mali i Zi. Askush nuk ka parashtruar kusht për demarkacionin e kufirit me Serbinë, sepse e dimë që ajo nuk do të ishte realiste, dhe nëse ky kusht nuk është plotësuar, atëherë pyesni deputetët tuaj dhe mos kërkoni përgjigje nga BE, sepse në Parlamentin e Kosovës nuk voton BE por votojnë të zgjedhurit tuaj! Prandaj, nëse jeni të shqetësuar pse nuk është plotësuar ky kusht atëherë e keni adresën se ku të drejtoheni”, ka theksuar Chabert.

Z.Chabert, nëse një milion shqiptarë shkuan në Mal të Zi, a e dini se sa milion banorë i ka Kosova sot? A e dini sa milion banorë kishte atëherë, me 1999?

E gjithë bota e di se rreth 800 mijë veta shkuan në Shqipëri, sepse ishte vendi ku ju lejua të iknin dhe ju hapej korridori shqiptarëve të dëbuar nga forcat serbe me shpresë që kurrë të mos kthehen, pastaj rreth 500 mijë të tjerë shkuan në Maqedoni, dhe rreth 700 mijë mbetën në Kosovë.

Z.Chambert Mali i Zi ishte pjesë e Jugosllavisë së Millosheviçit, dhe ajo e kishte një ushtri të vetme,  dhe forcat e tij morën pjesë në krimet ndaj shqiptarëve.

Dhe nuk është vetëm kjo histori, gjatë gjithë Jugosllavisë, malazezët kanë marrë pjesë në krimet më makabre ndaj shqiptarëve, në spastrimin etnik, asmilimin dhe tkurrjen e territoreve shqiptare.

Mali i Zi edhe sot vazhdon ti shtyp shqiptarët, jo vetëm etnik, por autkton prej parahsitorisë, tashmë sipas arkeologëve, edhe kroat, ne jetopjmë prej 20 mijë vjetësh këtu, ndërsa sllavët në Mal të Zi, nuk është e sigurt nëse i kanë bërë një mijë vjet. SHQIPTARI.eu

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...