Published On: 20 Maj, 2017

Ambasadori amerikan: O prokurorë e gjykatës, luftoni kriminelët!

Pas thirrjeve që mos të përfshihen në lista të akuzuarit për korrupsion, Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka bërë thirrje grave gjykatëse e prokurore t’i luftojnë kriminelët.
Këto deklarata i ka dhënë në Konferencën Rajonale të Grave Gjyqtare dhe Prokurore, që po mbahet në Prishtinë e ku po marrin pjesë gra prokurore e gjyqtare nga Shqipëria, Bosnja, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e Rumania. “Gratë jo gjithmonë kanë një zë potent në Ballkan, siç e dini edhe ju, fatmirësisht kjo situatë po ndërron dhe konferencat si kjo dëshmojnë se sa ka përparuar Ballkani në këtë fushë, por ende ka shumë punë për t’u bërë”, ka thënë ambasadori amerikan derisa ka shtuar se kjo konferencë shtyn në diskutim të përbashkët rajonal dhe në eksplorim zgjedhjen e problemeve me të cilat ballafaqohet sektori i drejtësisë.

Krejt në fund, Delawie u dha mesazh grave në këtë konferencë se si pjesë e këtij sistemi të drejtësisë duhet të jenë ato që e udhëheqin ndryshimin duke e përmirësuar ligjin.

Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. fery says:

    Ju keni të drejte z.ambasador Dellawie por, ju nuk e dini ndoshta , se indoktrinimi i gjate dhe i dhuneshem ne komunizēm, e ka bere të veten dhe , të vetmen mesim qe ky regjim idiotesk na mesoi , ishte fakti se na mesoi të jemi servil ndaj me të fortit dhe sigurishte, të degjueshem ndaj me të fortit. Kuptohet z.ambasador Dellawie se ne regjimin komunist jugosllav , serbet kane qene me të fortit sepse ata ishin ne pushtet dhe poste shtetrore kurse , ne shqiptaret ishim qytetar te rendit te dyte apo trete andaj , ne kokat e shqiptareve dhe trurin e shqiptareve dhe ne nderdijen e tyre eshte ngulitur thelle ndiesia e inferioritetit dhe, se ate ndiesi gjyqtaret dhe prokuroret e kane edhe tani andaj jane servil ndaj me të fortit dhe , ju e dini mire se me të fortit sot ne Kosove gjenden ne politike kurse , disa gjyqetar dhe prokuror, edhe shpeshe here jo të vetedijeshem per sjelljet e tyre pra , edhe pa dashje , sillen me servilitet dhe degjueshmeri ndaj politikaneve qe eshte pasoje e nji kulture të trashiguar nga koha e komunizmit e qe shumica nga keta gjyqetar e prokuror nuk jane liruar nga ky komoleks i ulet sepse thejshte , ashtu jane te edukuar ti nenshtrohen me te fortit ( sikur ajo femra qe ishte dashuruar ne personin i cili e kishte dhunuar ) …thirjet e juaja z.ambasador ata i degjojne ne vazhdimesi por ,ju vete jeni bindur se gjerat nuk po levizin nga vendi sepse , kjo gjenerate e gjyqetareve dhe prokuroreve si duket , nuk i degjone me andje sepse ,pastaj duhet zbatuar fjalet dhe keshilkat e juaja dhe , ketu qendron problemi sepse , per zbatimin e tyre nevoitet pak guxim i cili kesaje gjenerate gjyqtaresh e prokuroresh , i nderuar Ambasador Dellawie , definivisht i mungon …!

    Përgjigjiuni
    Pelqej(1) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...