Published On: 3 Gusht, 2017

Ambasadori amerikan i zhgënjyer me dështimin e Kuvendit, braktisjen e seancës

  • Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka shprehur zhgënjimin me zhvillimet në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

“Ne jemi të zhgënjyer që përfaqësuesit e popullit të Kosovës dështuan që të konstituojnë Kuvendin sot. Për Kosovën është e rëndësishme që të ketë Kuvend dhe Qeveri funksionale sa më shpejtë që është e mundur, për t’i adresuar prioritetet urgjente për popullin e këtij shteti”, ka thënë ambasadori Delawie për Radion Evropa e Lirë.

Ai gjithashtu ka shtuar se “ne nxisim të gjitha partitë dhe përfaqësuesit e tyre që të vazhdojnë menjëherë me formimin e institucioneve shtetërore”.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...