Published On: 5 Gusht, 2017

Alves: “Neymar më bindi t’i bashkohem PSG-së” (Foto

Dani Alves thotë se është Neymar ai që e ka bindur atë t’i bashkohet PSG-së, e jo e kundërta.

Neymar tashmë është lojtar i Paris Saint Germainit. Ai u transferua në Francë për 222 milionë euro, duke thyer kështu rekord historik, raporton Marca, transmeton Gazeta Express.

Mediat raportonin se Alves, bashkëkombësi i Neymar, e ka bindur 25 vjeçarin t’i bashkohet atij te PSG-ja.

Por, pas ndeshjes me Aimens, Alves tha të kundërtën, duke konfirmuar kështu se Neymar ka kohë që ka ndarë mendjen të largohet nga Barcelona dhe diçka e tillë u bë e ditur vetëm në korrik.

“Nuk e kisha planifikuar, por përderisa ai më bindi t’i bashkohem PSG-së, duket se kishte planifikuar që të vij, kështu mendoj. Prandaj unë nuk kisha se çfarë t’i them, vetëm që të jetë i lumtur”, tha Alves. /Gazeta Express/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...