Published On: 30 Tetor, 2016

Alpion: Shenjti nuk duhet të ishte ‘Shën Tereza e Kalkutës’

Studiuesi shqiptar, Dr.Gëzim Alpion, lektor në Universitetin e Birmingamit, i cili ka bërë studime mbi figurën e Nënë Terezës, sugjeroi se ‘Shenjti’ më i ri i Selisë së Shenjtë duhet të jetë i njohur jo si ‘Shën Tereza e Kalkutës’, por si ‘Shën Nënë Tereza’, duke e trajtuar kanonizimin me tre aspekte të rëndësishme të jetës së saj: punën, teologjinë dhe trashëgiminë.

Alpion në studimin e tij sjell detaje të panjohura më parë nga jeta dhe veprimtaria e saj. Studimi për Nënë Terezën u prezantua në mjediset e ambasadës shqiptare në Londër, në kuadër të shenjtërimit të saj.

Dr Alpion dha mesazhin se shqiptarët duhet jo vetëm të krenohen me këtë figurë që tashmë i përket të gjithë botës, por duhet edhe të mësojnë nga sakrifica dhe misioni i humanizmit që ajo ka përçuar gjatë gjithë veprimtarisë së jetës saj si misionare.

Ndërsa, ambasadori ynë në Londër Qirjako Qirko, theksoi se gjatë gjithë jetës, Nënë Tereza pasqyroi vlerat njerëzore të mësuara që në familjen e saj shqiptare, si: respekti ndaj njeriut, besimit dhe etnisë së tjetrit, ndihma ndaj të varfërve, toleranca, etj.

Nënë Tereza u shpall me 4 shtator 2016 Shën Tereza e Kalkutës në një ceremoni madhështore fetare në sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan. Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për gjithë botën, por për shqiptarët, pasi Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, që më vonë e ndryshoi emrin në Nënë Tereza u lind në Shkup, më 1910 nga prindër shqiptare.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...