Published On: 29 Maj, 2017

Allegri lavdëron Zidanin para finales së Championsit

  • Allegri e ka vetëm fjalë të mira për Zidanin para finales së Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e ka lavdëruar atë të Real Madridit, Zinedine Zidane, para finales së Championsit që zhvillohet me 3 qershor.

Ai beson se Zidane ka treguar tashmë se është trajner shumë i mirë.

“Nuk ka asnjë dyshim se Zidane është trajner shumë i mirë. Ai tashmë e ka treguar këtë në një periudhë të shkurtër në karrierën e tij si trajner”, tha Allegri.

“Real Madridi është rritur shumë në pjesën e dytë të sezonit dhe gjitha meritat për këta i ka Zidane”, shtoi Allegri.

“Zonja e Vjetër” kërkon trofeun e parë pas pothuajse 21 vjetëve.

Derisa Real Madridi dëshiron të shkruajë histori duke fituar dy herë me radhë Championsin, diçka që s’e ka bërë asnjë skuadër.

Finalja e Ligës së Kampionëve zhvillohet me 3 qershor në Cardiff. /Gazeta Express/

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...