Published On: 4 Korrik, 2017

Alibeaj: Basha ngriu funksionet për t’u gjykuar

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD si dhe deputeti i ardhshëm, Enkelejd Alibeaj komentoi humbjen e PD si dhe garën për zgjedhjen e kreut të PD. I pyetur për votimin në mbledhjen e Kryesisë së PD ku u vendos për që të garojë Basha me Selamin, Alibeaj tha se rendi i ishte i përcaktuar dhe nuk mund të ndryshohej më kërkesa të tjera që kërkuan disa nga anëtarët.

“Nuk isha unë që mbaja numrin e votave. Ajo që ka ndodhur është se kishte një mbledhje me rend të përcaktuar. Pra ishte përcaktimi i kandidaturave dhe përcaktimi i komisionit elektoral. Por disa kërkuan që të futej një pikë e tretë. Ishte një mbledhje që kishte marrë spunto nga 22 korriku. Pra ne 22 korrik kreu i Partisë i nënshtrohet zgjedhjeve. Unë isha kundër ndryshimit të rendit të ditës. Kërkesa ishte e nënshkruar dhe mund të bëhet kërkesë tjetër për mbledhje kryesie.

Në pikën shtesë kërkohej shtyrja e zgjedhjeve dhe të behej një analizë”- tha Alibeaj. Ndërkohë i pyetur në lidhje me vetëngrijen e funksioneve të Lulzim Bashës, Alibeaj tha se Basha është ‘vetëngrirë’ për t’u gjykuar dhe se është kundër dorëheqjes së tij.

“Dorëheqja, bishtnim i përgjegjësisë. Basha dhe Selami do shkojnë para anëtarësisë për gjykim. Nuk duhet dorëheqje për sa kohë është vota ‘një anëtar një votë’. Unë mendoj se është zgjedhje e mirë vetëngrirja e funksioneve të Bashës. Basha është ‘vetëngrirë’ për t’u gjykuar. Sipas statutit kreu i PD qëndron në detyrë deri në zgjedhje. Nëse shkaku i vetëm i humbjes së PD do ishte lista e kandidatëve, Basha ka përgjegjësi. Unë mendoj se humbja e PD nuk ishte vetëm për shkak të listës” –tha Alibeaj.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...